Ngjan edhe kjo, 18 mijë tifozë pa biletë në Pragë

Futboll

Ngjan edhe kjo, 18 mijë tifozë pa biletë në Pragë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:36
Pamje nga stadiumi në Pragë

West Ham dhe Fiorentina do të përballen në finalen e Conference League mbrëmjen e të mërkurës, teksa dy tifozeritë kanë nisur të zbarkojnë tashmë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Autoritetet thonë se pritet që përveç atyre që kanë mundur të sigurojnë një biletë, pritet që në Pragë të zbarkojnë rreth 15-20 mijë tifozë pa biletë, që do të ndjekin ndeshjen në ekranet e mëdhenj, të instaluar në zonat e fansave përkatës.

Rreth 3000 mijë tifozë pa biletë parashikohet të vijnë nga Firenze, në mbështetje të Fiorentinës, ndërsa 5-fishi i tyre do të jenë ata londinezë.

Momentalisht nuk raportohet për incidente, madje atmosfera duket më festive seç pritej, pasi në rrugët e Pragës tifozë të të dy skuadrave nuk kanë humbur rastin të bëjnë foto me njëri-tjetrin, si për të dëshmuar që lufta do të zhvillohet vetëm brenda katërkëndëshit të gjelbër.

Vlen të theksohet se autoritetet çeke kanë angazhuar rreth 10 mijë forca sigurie për të garantuar mbarëvajtjen para, gjatë dhe pas finales së Conference Leagues, që do të startojë të mërkurën në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat