Iniesta zbulon klubin e radhës

Futboll

Iniesta zbulon klubin e radhës

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 17:24
Iniesta

Andres Iniesta mbylli aventurën pesëvjeçare në Japoni aty ku aktivizohej me klubin e Vissel Kobe.

Mesfushori edhe pse tashmë është në moshën 39-vjeçare, nuk e mendon tërheqjen nga futbolli dhe së fundmi zbulon planet e së ardhmes.

Ish-lojtari i Barcelonës zbulon se tërhiqet nga ideja për të luajtur në Argjentinë me skuadrën e Argentinos Jr, ndërsa shtoi se për momentin rikthimi te Barcelona është larg.

“Jam në kontakt me Gabriel Militon, trajnerin e Argentinos Jr.

Dua të mendoj vetëm për të tashmen dhe jo për të ardhmem. Objektivi im është të luaj futboll, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.

Rikthimi te Barcelona? E kam thënë shpeshherë që do të më pëlqente të rikthehesha te Barça në një pikë të caktuar të jetës, por ndjej se nuk është ky momenti. Rikthimi te Barcelona është ende larg”, u shpreh Kampioni i Botës me Spanjën në vitin 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat