Ditë e veçantë për Odise Roshin

Futboll

Ditë e veçantë për Odise Roshin

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 18:41
Odise Roshi

Ditë e veçantë për Odise Roshin, mesfushori kuqezi bëhet përsëri baba!

Odise Roshi nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Silvinjo.

Por gjithsesi futbollisti i kombëtares shqiptare ka një arsye shumë të madhe për të qenë i lumtur në këto ditë.

Ka qenë vetë 32-vjeçari ai i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se është bërë baba për të dytën herë. Sot ka ardhur në jetë djali i tij i dytë dhe Roshi e ka prezantuar me krenari.

“Mirë se erdhe princi im i vogël Noan Roshi”, shkruante Roshi, i cili ka edhe një tjetër djalë të vogël, Roisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat