Mbrojtësi i Interit “presion” Cityt

Futboll

Mbrojtësi i Interit “presion” Cityt

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 18:51
Darmian

Manchester City-Inter është finalja e këtij sezoni në Champions League me dy skuadrat që do të përballen më datë 10 qershor në Stamboll.

The Citizens janë autorë të një sezoni fantastik teksa deri më tani kanë fituar dy trofe, atë të Premier League dhe FA Cup.

Synimi është Kupa e treti dhe ajo më e rëndësishmja për anglezët në vitet e fundit, Champions League, që do të kompletonte edhe “tripletën” e famshme të trofeve.

Mirëpo, te Inter janë të bindur se mund t’i “hedhin në erë” planet e skuadrës së Pep Guardiolës me Matteo Darmian, i cili e pranon se City është skuadra më e mirë në botë aktualisht, por pa harruar të theksojë se edhe zikaltërit kanë kualitet.

Ndër të tjera, Darmian shtoi se për të është si një ndeshje derbi përballja me Cityn duke qenë se në të kaluarën 33-vjeçari ka qenë pjesë e Manchester United.

“Jam një ish-lojtar i Manchester United dhe sigurisht që në përballjen me Cityn kam një motivim ekstra. Do të jetë si një derbi kundër tyre, duhet të jemi gati.

Të fokusohemi tek ndeshja jonë dhe në këtë formë mund t’i mposhtim. Nuk do të jetë e lehtë pasi ata janë skuadra më e mirë në botë, por edhe ne kemi kualitetet tona. Jemi mjaftueshëm të aftë për t’i mposhtur”, u shpreh Darmian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat