Gjobitet Liria dhe Ferizaj

Futboll

Gjobitet Liria dhe Ferizaj

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.06.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 36-të të Albi Mall Superligës, ndeshjve të barazhit të Ulpiana – Liria dhe Ferizaj-Liria si dhe ndeshjes finale të kupës së Kosovës Gjilani-Prishtina , edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:

"FC ”Ferizaj”. Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minuten 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte nërprerë ndeshja për dy minuta.

Në minuten 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta.

Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini.

Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

FC”Liria”. Në minutat 4, 23, 32 hodhën mjete piroteknike tymuese, ndërsa para fillimit të pjesës së dytë, hodhën në fushën e lojës dy mjete piroteknike tymuese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana-Liria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

Nutricisti i FC ”Malisheva” , Erion Luta nr ID.000610M97. Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon dhe fyen rend gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër ) ndeshje të organizuara nga FFK.

Hapje e Procedurës:
FC ”Prishtina”. Në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC ’Prishtina ”, hudhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy (2) minuta, ndërkaq në minutat 37,38,66 dhe 69 hudhin mjete piroteknike shurdhuese prapa portës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Prishtina “ . Afati datë 14 .06.2023 ora 13:00",
njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat