Aston Villa në “gjurmët” e Harry Maguire

Futboll

Aston Villa në “gjurmët” e Harry Maguire

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:06
Harry Maguire

Aston Villa në “gjurmët” e Harry Maguire!

Prej 4 vitesh tashme pjesë e “djajve të kuq” të Manchester United, duket se “aventura” e qendërmbrojtësit anglez Harry Maguire në “Old Trafford” është drejt fundit, ku përveç Tottenham tashmë dhe skuadra e Aston Villa është e interesuar për 30-vjeçarin.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike “Daily Mail”, tekniku i Aston Villa, Unai Emery po tregon interes për qendërmbrojtësin e “djajve” dhe tekniku Erik ten Hag, duket se nuk e ka problem shitjen e tij gjatë merkatos së verës.

Ndërkaq, kujtjomë se Maguire u transferua nga Leicester te Manchester United në verën e vitit 2019 për shifrën rekord të 85 milionë paundëve, teksa në sezonin e fundit, Maguire zhvilloi vetëm 31 paraqitje në të gjitha garat për “djajtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat