West Ham do të hetojë personat që goditën Biraghin

Futboll

West Ham do të hetojë personat që goditën Biraghin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:13
Pamje nga ndeshja

West Ham është zotuar se do të kenë “zero tolerancë” me tifozët të cilët hodhën objekt të forta mbi kapitenin e Fiorentinës Biraghi, i cili u gjakos mbrëmë, derisa UEFA pritet që të bëjë një hetim për këtë incident

Biraghi u godit me disa objekte nga tifozët e West Hamit në pjesën e parë të mërkurën gjatë finales së Ligës së Konferencës që u mbajt në Pragë të Çekisë.

Loja u ndërpre për disa minuta derisa Biraghi mori ndihmën mjekësore. Kapiteni i Violas ia doli që ta luajë tërë ndeshjen.

West Ham sot ka lëshuar një komunikatë për shtyp pas incidentit që ndodhi natën e mbrëmshme.

“West Ham United dënon pa rezerva sjelljet e një numri të vogël të individëve të cilët hodhën objekte në fushë gjatë finales së UEFA Ligës së Konferencës”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit që citohet nga The Athletic.

“Këto veprime nuk kanë vend në futboll dhe nuk prezantojnë vlera e klubit tonë të futbollit dhe shumicën e fansave të tonë, të cilët shumica janë sjellë mirë në Pragë këtë vit dhe gjatë dy sezoneve që ne morëm pjesë në garat europiane”.

“Në vijë me qasjen tonë zero -tolerancë ndaj dhunës, të gjithë ata që do të identifikohen do t’i dorëzohen policisë dhe si dënim do të marrin një ndalesë të përhershme për të hyrë në stadiumin London dhe të udhëtojnë me ne si klub”.

Raporti thotë që UEFA është duke pritur për raportet disiplinore para se ta fillojë një hetim për këtë incident.

Presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso i kritikoi fuqishëm tifozët e West Ham dhe futbollistët ku me t’u kthyer në Tuskanë në Firencë i kanë quajtur ata “kafshë”.

Tuskanët kanë humbur dy finale këtë sezon, të dyja me rezultat 2-1. Një të Kupës së Italisë kundër Interit më 24 maj dhe një tjetër mbrëmë kundër “Çekanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat