Xavi për Kimmich: Kam biseduar me të

Futboll

Xavi për Kimmich: Kam biseduar me të

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:06
Joshua Kimmich

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për mesfushorin e Bayernit, Joshua Kimmich, për të cilin raportohet se gjiganti spanjoll ka shprehur interesim në të.

Vazhdimisht po spekulohet për një interesim serioz të Barçës në Kimmich, pas largimit të Sergio Busquets, vendi i të cilit tani duhet me doemos të zëvendësohet sipas Xavit.

Xavi zbuloi se ka biseduar me Kimmich në Katar, dhe se mesfushori gjerman i ka thënë se ai ishte tifoz i trajnerit të Barçës.

“Unë bisedova me të në Katar, ne u takuam në një ngjarje dhe ai tha se ishte një tifoz i imi. Lëvizja te Barça? Ai ka kontratë me Bayernin kështu që varet nga ai, shikoni Lewandowskin për shembull, ai dëshironte të vinte”, tha Xavi për “Jijantes”.

Xavi dëshiron ta zëvendësojë pozitën e Segio Busquets, ndërsa emrat më të përfolur deri tani janë Zubimendi i Real Sociedadit dhe Joshua Kimmich i Bayern Munichut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat