Elmas i bashkohet Maqedonisë së Veriut e Bardhi të shtunën 

Futboll

Elmas i bashkohet Maqedonisë së Veriut e Bardhi të shtunën 

Nga: K. G. Më: 8 qershor 2023 Në ora: 23:39
Elif Elmas

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka në dispozicion edhe disa futbollistë shqiptarë për ndeshjen me Ukrainës dhe Anglinë, që zhvillohen në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. 

Sot stërvitjeve iu bashkua edhe Elif Elmas.

Deni Iliev, Ezgian Alioski, Jovan Manev, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Ilija Nestorovski nuk ishin në dispozicion për përgatitjet nga 2 deri më 8 qershor në qendrën stërvitore "Petar Millosevski", kështu që nga e shtuna do t'i bashkohen përgatitjeve.

Maqedonia ka dy sfida shumë të vështira, sidomos me Anglinë që luhet me 19 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat