Kryeziu lë Dritën për Ballkanin

Futboll

Kryeziu lë Dritën për Ballkanin

Nga: K. G. Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:17
Almir Kryeziu

Futbollisti Almir Kryeziu ka firmosur për kampionin e ri Ballkanin e Therandës.

Kryeziu pas një kohe largohet nga klubi i Dritës së Gjilanit.  

“Kemi kënaqësinë t'u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione. 

FC Ballkani ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës.
Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja.

Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat