Kush u zgjidh lojtari i ndeshjes në finalen e Championsit?

Futboll

Kush u zgjidh lojtari i ndeshjes në finalen e Championsit?

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 23:29
Pamje nga ndeshja finale

Kush u zgjidh lojtari i ndeshjes në finalen e Championsit?

Liga e Kampioneve ka ulur siparin e këtij edicioni me ndeshjen mes Mançester Sitit dhe Interit. Në fund ishin anglezët ata të cilët ia dolën të triumfonin në këtë duel.

Vendimtar për këtë sfidë ishte vetëm një gol, ai i shënuar nga Rodri në pjesën e dytë në ndeshjes, duke i dhënë suksesin 1:0 skuadrës angleze që mori më në fund trofeun që kërkonte.

Dhe ishte pikërisht mesfushori spanjoll ai i cili u zgjodh nga UEFA si “Lojtari i ndeshjes” në këtë finale, për atë që shfaqi në fushë e sidomos për golin e tij të jashtëzakonshëm që shkroi historinë e Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat