Musliu: Për fitore ndaj Ukrainës

Futboll

Musliu: Për fitore ndaj Ukrainës

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:11
Visar Musliu

Në këtë cikël kualifikues të qershorit, Maqedonia fillimisht luan në shtëpi me Ukrainën (16 qershor), e më pas viziton Anglinë në Mançester (19 qershor).

Visar Musliu është një nga futbollistët tanë më të mirë, veçanërisht në mbrojtje.

“Fokusi është së pari tek Ukraina.

Ne jemi profesionistë dhe duhet të shkojmë nga ndeshja në ndeshje.

Ne luajtëm me ta në KE, por tani është një histori tjetër.

Nuk ka dyshim se do shkojmë për fitore, sidomos kur luajmë në terrenin tonë. Kur të përfundojë ndeshja me Ukrainën, do të mendojmë se çfarë na pret Anglia”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat