Kosova e Dusseldorfit me 11 përforcime, synon Landesligën

Futboll

Kosova e Dusseldorfit me 11 përforcime, synon Landesligën

Nga: K.G. Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:13
Përforcimet e Kosovës

Kosova e Dusseldorfit i ka të qartat ambiciet për edicionin e ri 2023-2024. 

Synimi i skuadrës shqiptare me president Bujar Neziri është që të luftojnë për vend të parë në Bezirksliga dhe të ngriten në Landesligën gjermane.

Në bazë të organizimit dhe përforcimeve, Kosova e Dusseldorfit është favorit kryesor në Bezirksliga.  

Image

Përforcimet e Kosovës

“FC Kosova Dusseldorf përforcohet për sezonin e ri me 11 lojtarë të ri

Klubi ynë ka siguruar 11 lojtarë me të cilët planifikon inkuadrimin në Landesliga 

Duke marr parasysh sezonin e kaluar, rrjedhën e lojëve dhe përfundimin e sezonit kryesia e klubit tonë është siguruar që të mos mungojë asgjë.

Si rrjedhojë e kësaj klubi ynë ka bërë një punë të shkëlqyer duke siguruar 11 top lojtarë të cilët kanë garuar deri në Regionalliga.

Ferdi Acar (26): Me Ferdin ekipi ynë ka përforcuar mesfushën ofanzive duke marrë parasysh se Ferdi në të kaluarën e tij ka luajtur në Regionalliga, Oberliga për disa sezone dhe se fundi në Landesliga. 

Joshua Sumbunu (29): Joshua një lojtarë me karakter të fortë ku do të na ndihmoj në pozitën defanzive,një lojtarë me përvojë të madhe ku për disa vite me radhe ishte pjesë e Oberliga gjithashtu edhe Landesliga. 

Arton Tolaj (22): Artoni një lojtarë shumë kualitativ ku sezonin e kaluar ishe pjesë e TSV Meerbusch në Oberliga ku numëron 22 ndeshje. Gjithashtu si junior ishe pjese e MSV Duisburg ne Bundesliga dhe lojtarë i përfaqësueses së Kosovës U17. 

Khalid Al-Bazaz (26): Sulmuesi i krahut këmbë shpejtë do në na ndihmojë në pjesën ofanizve ku njihet si lojtarë që u shkakton probleme mbrojtësve kundërshtarë.

Pjesë e Oberliga për disa sezone së fundi pjese e Landesliga,Khalid vje tek ekipi ynë shumë optimist për të ardhmen.

Liridon Salihu (23): Me përvojën e tij nga Landesliga dhe vullnetin e tij për t'ia dalë, Liridoni do të na forcojë sezonin e ardhshëm.

Ai do të mbështesë mesfushën me forcën e tij sulmuese dhe agresivitetin.

Leon Hasani (GK) (19): Leoni është një portier i ri dhe premtues që na është bashkuar. Ai do të donte të zhvillohej si portier me ne dhe të festonte sukseset e tij të para në ekipin senior me FC Kosova. 

Resul Ahmeti (19): Në vitin e tij të parë të lartë, Resul ishte në gjendje të fitonte përvojën e tij të parë në Landesliga. Resul sjell shumë aftësi për të na forcuar në sulm. Me teknikën e tij të mirë dhe butësinë e tij dhe shpejtësinë ne do shijomë aftësinë e tij me topin

Yassin Fabian Rahnane (26): Një portier në moshën perfekte të futbollit!

Sezonin e kaluar Yassin ishte kundërshtar i yni dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit tonë! Yassin dëshiron të bëjë hapin e radhës me FC Kosova dhe do të japë gjithçka për të.

Derman Disbudak (31): Derman është nënshkrimi ynë i radhës me shumë përvojë dhe cilësi të veçantë në sulm. Ai është një garancion i golave ku sezonin e kaluar nga 17 ndeshje numëron 19 gola, por gjithmonë ka një sy të mirë për bashkëlojtarët e tij.

Në të kaluarën pjesë e disa ekipeve nga Landesliga këtë vit sfidon veten në ekipin tonë.

Chayeb Achraf (19): Chayeb një lojtarë i ri i cili sezonin e tij të dytë si senior do të sfidoj veten në ekipin tonë,një djalosh i ri me shumë ambicie dhe i uritur të arrijë lart do të na ndihmoj në pjesën defanzive si mbrojtës krahu.

Endrit Vishi (19): Një sulmues i cili premton shumë,një sulmues i cili jep gjithçka nga vetja të jetë në listen e golashënuesve, në sezonin e parë si senior do jetë pjesë e ekipit tonë ku do të na ndihmojë në pjesën ofanzive”, njofton FC Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat