Silva drejt PSG-së, Guardiola insiston ta mbajë

Futboll

Silva drejt PSG-së, Guardiola insiston ta mbajë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:35
Silva

Pep Guardiola nuk po pajtohet assesi që ta lë të largohet Bernardo Silvën nga Manchester City.

Trajneri spanjoll nuk dëshiron ta humbasë një tjetër protagonist të suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të fundit, pasi mbeti pa Ilkay Gundogan, shkruan mediumi francez “L’Equipe”.

Mesfushori me karakteristika ofanzive po kërkohet nga Paris Saint-Germaini dhe nga Barcelona.

Ai do ta niste me kënaqësi një eksperiencë të re, por derisa nuk ka oferta konkrete, trajneri Guardiola do të bëjë gjithçka që është e mundshme për ta mbajtur atë në Angli.

Silva shkëlqeu gjatë tërë sezonit dhe vulë i dha paraqitjes fantastike që e bëri në finale të Championsit kundër Interit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat