Interi vendos rekord në Itali

Futboll

Interi vendos rekord në Itali

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:09
Tifozët

Në Itali është rikthyer pasioni për të ndjekur futbollin në stadiume dhe këtë e konfirmojnë shifrat e “Transfermarkt”.

Është Interi skuadra që dominon, me plot 2 milionë bileta të shitura në sezonin 2022-2023, duke arkëtuar më shumë se 81 milionë euro, të dy këto shifra, për rekord në Serinë A italiane.

Zikaltrit kanë lënë pas kushërinjtë e Milanit, që vijnë në vendin e dytë, ndërsa entuziazëm ka pasur edhe në kryeqytet, te Roma, që ka pasur një mesatare prej më shumë se 66 mijë tifozësh në tribuna, për çdo ndeshje.

Vetëm vendi i katërt për Napolin që u shpall kampion Italie, teksa një shifër ngushëlluese ka regjistruar edhe Sampdoria, që renditet e 11-a me 400 mijë tifozë gjithë sezonin, ndonëse në përfundim të kampionatit ra nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat