Voska Sport transferon mbrojtësin Stojan Stojçevski

Futboll

Voska Sport transferon mbrojtësin Stojan Stojçevski

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:45
Pamje nga prezantimi

Stojan Stojçevski është emri më i ri që i bashkohet skuadrës së Voska Sport në këtë afat kalimtar të verës.

Stojçevski te skuadra shqiptare nga Ohri erdhi si agjent i lirë, pasi ditë më parë shkëputi kontratën me Gostivarin. Ai me skuadrën e Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti u prezantua nga ana e presidentit Nefi Useini.

Stojçevski, fitues i Kupës me Akademia Pandev në vitin 2019-të, në futbollin tonë vendor ka luajtur për më shumë skuadra, ndërsa vlen të theksohet se karrierën e tij profesionale e kishte nisur 10 vite më parë me skuadrën e Skopjes.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar në Ligën e Parë numëron 128 ndeshje, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij ka provuar veten edhe në garat europiane me Sileksin.

Pikërisht me skuadrën nga Kratova numëron më së shumti ndeshje, gjithsej 61, ndërsa i njëjti ishte ndër shtyllat kryesore dhe ndër më të merituarit për suksesin e Gostivarit edicionin e kaluar.

Me Stojçevskin në formacion, skuadra e Voska Sport ka përfituar kualitet në repartin e mbrojtjes, aty ku më parë kishte angazhuar edhe ish kapitenin e FC Shkupit, Fatih Ismailin, si dhe malazezin, Nikolla Stijpeoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat