Liverpool nuk e mbajti dhe e ktheu

Futboll

Liverpool nuk e mbajti dhe e ktheu

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 23:02
Stadiumi në Anfiled

Pas aventures ne Angli te Liverpool qe ishte deshtim total, mesfushori i Juventusit, Arthur, i është bashkuar Fiorentinës në formë huazimi me një opsion blerjeje pas vazhdimit të kontratës me Zonjën e Vjetër deri në qershor 2026.

Bardhezinjte he toskanët kanë konfirmuar marrëveshjen përmes faqeve të tyre zyrtare dhe llogarive të mediave sociale. “Arthur ka rinovuar kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2026 dhe i është bashkuar Fiorentinës në formë huazimi deri më 30 qershor 2024”, thuhet në një deklaratë të Juventusit.

“Duke u kthyer nga huazimi në Liverpool, 26-vjeçari tani do të vazhdojë karrierën e tij me La Viola në Serie A”.

“Pasi mbërriti në verën e vitit 2020 nga Barcelona, ​​Arthur kaloi dy sezone bardhezi, duke bërë gjithsej 63 paraqitje dhe duke shënuar një gol, përpara se të transferohej në Premier League vitin e kaluar. Fat të mirë në përvojën tënde të re, Arthur!”, bëhet e ditur më tej në njoftimin e tyre.

Gjigantët e Serisë A konfirmuan gjithashtu shifrat pas marrëveshjes. Fiorentina do të paguajë 2 milionë euro për huazimin njëvjeçar të brazilianit plus shtesat e mundshme prej 2 milionë eurosh.

Toskanët kanë një opsion për ta bërë të përhershëm lëvizjen e mesfushorit në vitin 2024 për 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat