Tre skuadra në garë për mesfushorin nga Mali

Futboll

Tre skuadra në garë për mesfushorin nga Mali

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:43
Kombëtarja e Malit

Cheick Doucoure është kthyer në fiksimin e disa skuadrave në këtë merkato.

Mesfushori ka “admirues” jo vetëm në Premier League, por edhe jashtë kufijve të Anglisë.

Atletico Madrid, PSG dhe Liverpool janë në garë për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili vlerësohet afro 70 milionë euro nga drejtuesit e Crystale Palace.

Mediet britanike raportojnë se, “The Reds” kanë avancuar në bisedime, por edhe Parisi mbetet një destinacion i preferuar nga lojtari, i cili ka kontratë me “shqiponjat” deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat