Gjigandi evropian vihet në “gjah”

Futboll

Gjigandi evropian vihet në “gjah”

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:20
Bajerni

David De Gea si duket është përfshirë në listën e të dëshiruarve të Bajern Munihut për tu transferuar këtë verë, bën të ditur “BILD”.

Thuhet se Bajerni po e shikon De Gean si zëvendësim të Jan Zomerit, pasi që ky i fundit është afër largimit nga kampioni gjerman.

Pasi që vendosi kundër rinovimit të kontratës me Man. Junajtedit më herët këtë verë, De Gea tani është një lojtar i lirë dhe ka mundësinë që të negociojë një lëvizje me cilindo klub në botë.

Edhe pse ka mundësinë të kalojë në Arabinë Saudite, një lëvizje në futbollin evropian do të ishte shumë për De Gea-n që ta refuzonte, veçanërisht pasi 32 vjeçari e ndjen se ka ende çfarë të ofrojë si portier.

Rrjedhimisht, me Bajern Munihun si klubin e fundit që shpreh interesim për 32-vjeçarin me përvojë, mund të jetë vetëm çështje kohe para se tifozët të shohin legjendën e Junjtedit të veshë një fanellë të re.

Gjatë 12 viteve të tij me Man. Junajtedi, De Gea, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Spanjën në 45 ndeshje, mbajti 190 porta të paprekura në 545 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat