Mane kompleton testet mjekësore me Al-Nassrin

Futboll

Mane kompleton testet mjekësore me Al-Nassrin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 09:53
Sadio Mane

Futbollisti Sadio Mane është lojtari më i ri i Al-Nassr.

Ai sot ka kompletuar testet mjekësore me ekipin nga Arabia Saudite.

Mane ka qenë pjesë e ekipit të Bayernit vetëm një sezon, ku bëri 38 paraqitje me ekipin e bavarezëve, teksa realizoi 12 gola dhe bëri 5 asistime.

Bayern Munchen dhe Al Nassr, kanë rënë dakord për një çmim prej 24 milionë eurosh.

Ai do të bëhet bashkëlojtar me Ronaldon te Al-Nassr, ndërsa do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.

Mane përgjatë kësaj periudhe do të përfitojë rreth 40 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat