Sulmues i ri për Skënderbeun

Futboll

Sulmues i ri për Skënderbeun

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:27
Pamje nga një ndeshje

Sulmues i ri për Skënderbeun, korçarët presin 23-vjeçarin që vjen nga kampionati irakian

Klubi i Skënderbeut vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Superiore në këtë edicion dhe në Korçë, presin ende përforcime.

Trajneri Gvozdenoviç ka kërkuar një sulmues dhe duket se se bardhekuqtë kanë gjetur një element që shpresojnë të bëjë diferencën në futbollin shqiptar.

Sulmuesi 23-vjeçar nga Nigeri, Bubakar Xhibril Gumei, pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës për të nënshkruar me ekipin korçar.

Ai është një sulmues krahu i cili përshtatet edhe në qendër dhe në të kaluarën ka luajtur me përfaqësuesen U20 të vendit të tij.

Në sezonin e fundit, Gumei ka luajtur në kampionatin e Irakut, me Zakho SC, ndërsa tani provon për herë të parë një aventurë në Europë, duke iu bashkuar korçarëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat