Egnatia përforcohet në mbrojtje

Futboll

Egnatia përforcohet në mbrojtje

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 18:25
Pamje nga prezantimi

Klubi i Egnatias vijon punën intensive në këtë periudhe merkatoje teksa rrogozhinasit kanë prezantuar edhe afrimin e shtatë.

Fjala është për Arbenit Xhemajlin i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit.

25-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Vaduz mirëpo pasi përfundoi kontratën me klubin zvicerian, ka zgjedhur të aktivizohet në Shqipëri me Egnatian.

Xhemajli është një lojtar i dalë nga akademia e Zurichut në Zvicër ndërsa në të kaluarën ka pasur një eksperiencë edhe me Sunderland në Angli.

Mbrojtësi është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova për t’u integruar sa më shpejt në mekanizmat e rrogozhinasve në vigjilje të kampionatit.

Kujtojmë se Egnatia në javën e parë të Superiores do të presë në shtëpi Skënderbeun.

Megjithatë, para se të mbërrijë radha e kampionatit, rrogozhinasit do të luajnë edhe një miqësore luksi ndaj Interit më datë 13 gusht në orën 20:00.

Më herët gjatë kësaj merkatoje, Egnatia ka prezantuar edhe Alessandro Ahmetajn, Edison Ndrecën, Ilir Dobjanin, Vusal Isgandarli si dhe Albano Aleksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat