Galatasaray përforcohet me mesfushorin e Leverkusenit

Futboll

Galatasaray përforcohet me mesfushorin e Leverkusenit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:07
Kerem Demirbay

Mesfushori gjerman Kerem Demirbay nga tash e tutje do t`i mbrojë ngjyrat e skuadrës turke, Galatasaray. 

Klubi turk ka njoftuar të enjten se me futbollistin ka nënshkuar një kontratë për tri vjet, duke i paguar klubit gjerman 3.7 milionë euro. 

Demirbay i ishte bashkuar Leverkusenit në vitin 2019 nga Hoffenheim, ku në 150 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar  pesëmbëdhjetë gola. 

Në edicionin e kaluar Galatasaray fitoi titullin e kampionit të Turqisë për herë të njëzet e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat