Roma prezanton sulmuesin e ri

Futboll

Roma prezanton sulmuesin e ri

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:46
Sardar Azmun 

Sardar Azmun është zyrtarisht futbollist i Romës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verdhekuq.

“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përkohshëm të Sardar Azmun nga Bajer Leverkusen, me një opsion për t’u transferuar përgjithmonë, deri më 30 qershor 2024″, shkruhet në profilin e klubit.

Sulmuesi iranian ka luajtur në dy Kupa Botërore, në 2018 dhe 2022.

Ai ka fituar 4 Premier Liga Ruse, 1 Kupe Ruse dhe 2 Superkupa Ruse. Gjithashtu Azmun u shpall golashënuesi më i mirë i ligës ruse në sezonin 2019-20.

Iraniani ka veshur fanellat e Rubin Kazan, Rostov, Zenit, si dhe atë të Bajer Leverkusen. Në karrierën e tij me klube, ka shënuar 115 gola, 48 asistime në 316 paraqitje. Për kombëtaren ka shënuar 45 gola dhe 9 asiste në 71 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat