Liverpooli “piketon” ish-lojtarin e Chelsea-s

Futboll

Liverpooli “piketon” ish-lojtarin e Chelsea-s

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 13:26
Joao Felix

Liverpooli hedh sytë nga sulmuesi Joao Felix, për të zëvendësuar Mohhamed Salah.

Sipas spanjolles “AS”, “të kuqtë” janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur një alternativë për egjiptianin, i cili pritet vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Dhe emri që ka ngjallur interes te drejtuesit e Liverpoolt është ai i sulmuesit të Atletikos.

Situata e portugezit mund ta favorizojë klubin anglez i cili mund ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje.

“Los Colchoneros” kërkojnë 12 mln euro për huazimin fillestar të lojtarit, shifër kjo lehtësisht e arritshme për anglezët, të cilët pritet  të përfitojnë plot 150 mln stërlina nga shitja e Salah në Arabi.

Liverpooli është skuadra e katërt që interesohet për 23-vjeçarin, pas Aston Villës, Al-Hilal-it dhe së fundmi Barcelonës. Megjithatë, e ardhmja e portugezit mund të marrë një rrjedhë tjetër, pasi mund të rikthehet në Premier League, ku më përpara ka luajtur me Chelsea-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat