Memelli: Bëmë maksimumin për fitoren

Futboll

Memelli: Bëmë maksimumin për fitoren

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:56
Memelli

Tekniku i Vllaznisë, Migen Memelli doli para mediave pas barazimit pa gola ndaj Partizanit.

“Loja nuk na shkoi ashtu siç duhej. Duhet të bënim më shumë.

Pjesën e dytë futëm Smajlin, megjithëse ka vetëm 48 orë që ka ardhur nga Kombëtarja. Kur luan me një skuadër kompakte që mbrohet mirë, është e vështirë.

U munduam nga krahët, për të përfituar edhe nga shtatlartësia. Një ndeshje e balancuar.

Mund të kishim shënuar, por edhe mund ta kishim pësuar.

Mendoj se rezultati është i drejtë.

Gjithmonë kemi vështirësi në 1/3 e fushës së kundërshtarit, kur na mbyllen mbrapa. U mbrojtën me 8 lojtarë. Vetëm dy qendrat tona ishin të lira. Djemtë duhen falënderuar, sepse bënë gjithçka për të marrë 3 pikët, por ky është futbolli.

Nëse Partizani do luante me 11 lojtarë, loja do të ishte më e hapur. Duhet të kishim bërë më mirë. Kur një skuadër luan me një lojtar më tepër, vihet në presionin e rezultatit. E vuajtëm këtë. Bëmë gabime, për shkak të presionit që ishin lojtarët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat