Besa lider në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Besa lider në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2023 Në ora: 20:14
Besa feston

Besa e Dobërdollit ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Kozhuf, në derbin e javës që u zhvillua në Vrapçisht.

Kozhuf njoftohet me humbjen e parë, ndërsa Besa merr kreun e tabelës në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. 

Emini shënoi në fund të pjesës së parë dhe Ademi në atë të 89-tën për fitoren e Besës.

Bashkimi i Kumanovës ka barazuar me rezultat 2:2 me Kamenica Sasa-n dhe Arsimi i Çegranit e mundi me 1:0 Vardarin e Negotinit.

Java e gjashtë

Pelisteri - Karaormani 4:1
Besa - Kozhuf 2:0
Bashkimi - Kamenica Sasa 2:2
Pobeda - Novaci 1:1
Teteksi - Detonit 4:0
Arsimi - Vardari (N) 1:0
Ohrid - Skopje 1:0
Osogovo - Bellasica 2:1

Renditja: Besa kryeson me 15 pikë, pasojnë Kozhuf 15, Pelisteri 13, Detonit 13, Ohrid 10, Bashkimi 10, Novaci 10, Arsimi 9, Bellasica 9, Teteksi 9, Pobeda 8, Vardari 6, Skopje 4, Osogovo 23, Karaormani 3 dhe Sasa me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat