Valencia pëson humbje të thellë

Futboll

Valencia pëson humbje të thellë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Valencia kthehet kokulur nga Sevilla. 

Betis ka treguar lojë të madhe, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Valencisë, në takimin e javës së tetë të kampionatit spanjoll.

Betis mori tre pikë të mëdha dhe me lehtësi ndaj një rivalit të fortë.

Golat i realizuan Diao (41'), Roca (52') e Ezzalzouli (85').

Betis renditet në vend të shtatë me 12 pikë dhe ka 2 më shumë se Valencia që gjendet dy pozita më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat