Ferdinand: Ja problemi i madh që ka United

Futboll

Ferdinand: Ja problemi i madh që ka United

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:27
Ferdinand

“Është e turpshme mënyra si po luajmë në mbrojtje”, ka thënë Rio Ferdinand.

Ish-ylli i Manchester United ka kritikuar paraqitjen e Djajve të Kuq kundër Galatasaray në Champions League, ndeshje e fituar 3-2 me përmbysje nga ana e ekipit turk.

Nisja më e keqe në historinë e klubit në Premier League dhe humbja e dytë radhazi në Champions: skuadra e Ten Hag është në krizë të plotë.

Rio Fedrinand ka drejtuar gishtin nga mbrojtja e ekipit:

“Ka qenë një ulje-ngritje emocionesh. Në një moment mendoja: ‘dukemi një ekip me potencial të madh, diçka për të cilën mund të ndihesh optimist’.

“Më pas isha me kokën në duar dhe mendoja se në disa momente ka një mungesë totale organizimi. Ka lojtarë ekspertë në skuadër, por nuk ka një organizim në mbrojtje.

“Kjo është Champions League, jo futboll shkollash ose gjëra të tilla. Nëse bën gabime, në këto nivele ndëshkohesh”.

Një tjetër gabim për Andre Onana-n, por për ish-lojtarin e United problemi është kolektiv:

“Problemi është skuadra, e kam thënë gjithmonë. Kam besuar gjithmonë se duhej një lider. Portieri ose qendërmbrojtësi duhet të flasin me shokët e skuadrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat