Capello: Leao unik me lojën e tij

Futboll

Capello: Leao unik me lojën e tij

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 15:38
Capello

Fabio Capello, drejtpërdrejt në “Sky Sport”, ka komentuar paraqitjen e Rafael Leaos kundër Dortmundit. Vërejtje, por sidomos elozhe në fjalët e ish-trajnerit, që në të kaluar e ka thumbuar jo pak portugezin e Milanit.

“Leao fillon ndeshjen në një mënyrë dhe shpesh jep idenë sikur është jashtë lojës! Ai e merr topin dhe në vend që të shkojë përpara, e kthen prapa.

Pastaj tërbohet gjatë gjithë ndeshjes dhe shpesh rezulton të jetë lojtari më i rëndësishëm. Milani në Dortmund pati tri raste të bujshme, dhe që të tria i krijoi Leao.

Vërtet diçka e bukur. Ai është kampion, por kur luan kështu dhe kur ai e kthen topin prapa”, shpjegoi Capello në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat