Tetë ndryshime në formacion

Futboll

Tetë ndryshime në formacion

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 11:09
Italia

Spalletti përzien kartat para Anglisë, tetë ndryshime në formacion

Italia do të luajë një takim mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Europianit Gjermani 2024, pasi do të sfidojë Anglinë kryesuese të grupit në “Wembley” të martën në mbrëmje.

Skuadra e kaltër vjen me karikimin maksimal, pasi triumfoi 4-0 ndaj Maltës, teksa për sfidën ndaj “tre luanëve” në transfertë, Luciano Spalletti ka përgatitur plot 8 ndryshime në formacionin bazë.

Kështu nga 11-shja me Maltën pritet të konfirmohen në formacion vetëm Donnarumma në portë, Barella në mesfushë dhe Berardi në sulm.

Mbrojtja pritet të ndryshojë totalisht me Di Lorenzon ,Scalvinin, Acerbin e Udogie, që do të marrin vendet e Darmian, Mancinit, Bastonit dhe Dimarcos.

 

Në mesfushë, bashkë me Barellën, do të formojnë treshen Frattesi dhe Cristanten, ndërsa në sulm Berardi dhe El Sharawi do të nisen pas shpinës së Scamaccës, i cili pritet të udhëheqë repartin e avancuar.

Italia do të kërkojë të mos dalë pa pikë në transfertën angleze, në mënyrë që të mos komplikojë rrugëtimin e saj drejt Euro 2024-ës, një kompeticion ku do të paraqitej me stofin e kampiones në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat