Futbollisti iStefan Ristovski, ish - kapiteni i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar publikisht përmes profilit të tij në Instagram, se përderisa është selektor Blagoja Milevski, nuk do të luajë për Maqedoninë.
Nga ana tjetër, legjenda e futbollit maqedonas, Darko Pançev, e kritikoi ashpër lëvizjen e lojtarit të Dinamos.
Nuk e kurseu fare.
Stefani,në një intervistë për mediumin kroat “Veçernji List”, tha mes të tjera: “Tani unë jam vetëm një lojtar i Dinamo Zagrebit dhe jam plotësisht i përkushtuar ndaj klubit tim, dhe këto pushime janë vërtet të mira për mua.
Nuk jam me kombëtaren sepse ndodhën disa gjëra, kam diçka për të thënë, tani nuk do të doja që të flas më tej për këtë temë”.