Ja pse Bellingham preferoi Dortmund para United

Futboll

Ja pse Bellingham preferoi Dortmund para United

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:31
Jude Bellingham

Jude Bellingham është duke krijuar historinë e tij me fanellën e Real Madrid teksa është shndërruar në një prej lojtarëve kryesor të “Los Blancos”. Spanjollët e transferuan këtë verë nga Borussia Dortmund teksa ishin gjermanët ata që nuk hezituan ta merrnin nga Birminghami dhe t’i dhuronin një rol prej protagonisti në Signal Iduna Park.

Diçka që Manchester United nguroi t’ia ofronte në atë kohë fantazistit. Këtë e zbulon Rio Ferdinand i cili thekson se Bellingham i kërkoi “Djajve të Kuq” sigurinë se do të ishte lojtar vetëm për skuadrën e parë dhe jo për të rinjtë.

Te United nuk dhanë garanci dhe kështu Bellingham zgjodhi një tjetër rrugë, që në fakt nuk i doli aspak keq.

“E dini se çfarë kam dëgjuar?

Bellingham nuk erdhi te United pasi klubi nuk i dha garancinë se ai do të ishte një lojtar vetëm për ekipin e parë. Kjo ishte kërkesa e Bellingham, por United nuk pranoi.

Një burim shumë i sigurt pranë klubit më tregoi se në atë moment Bellingham i tha drejtuesve të United se e dinte shumë mirë vlerën e tij dhe se nëse nuk do ta vlerësonin siç duhej, atëherë do të kërkonte një klub tjetër”, tha Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat