Jesus me mendje te FIFA

Futboll

Jesus me mendje te FIFA

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:21
Jesus

Jesus me mendje te FIFA!

Trajneri portugez Jorge Jesus po mendon të apelojë në FIFA me një ankesë kundër Fenerbahçes, të cilën e ka drejtuar në dy sezonet e fundit.

Gazeta “Haberturk” raporton se trajneri, tani te Al Hilal të Arabisë Saudite, kërkon pagesat e vonuara, përkatësisht një bonus në lidhje me fitimin e Kupës së Turqisë.

Jesus, 69 vjeç, i bëri një paralajmërim të fundit klubit javën e kaluar, por pasi nuk mori përgjigje, synon t’i drejtohet FIFA-s për të sqaruar rastin. Fenerbahçe fitoi Kupën sezonin e kaluar duke mposhtur Basaksehir në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat