Selektori kombëtares A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian 2024 kundër Italisë (17 nëntor) në Romë dhe kundër Anglisë në Shkup (20 nëntor).
Në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të ciklit eliminator janë këta 25 lojtarë:
Shtatë shqiptarë janë ftuar nga Milevski.
Visar Musliu – Paderborn, Gjermani
Ezgjan Alioski – Al Ahly, Arabia Saudite
Enis Bardhi – Trabzonspor, Turqi
Arijan Ademi – Dinamo Zagreb, Kroaci
Agon Elezi – Varazdin, Kroaci
Isnik Alimi – Sepsi, Rumani
Erdon Daci – Westerlo, Belgjikë
Grumbullimi zyrtar për ndeshjet e ardhshme kundër Italisë dhe Anglisë është caktuar për më 13 nëntor në Hotel Hilton në Shkup.