Marquinhos dhe Mbappe shqetësojnë

Futboll

Marquinhos dhe Mbappe shqetësojnë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:41
Marquinhos dhe Mbappe

Humbja në Champions League kundër Milanit ka nxjerrë në sipërfaqe një problem të vjetër: PSG-së i mungon një lider i vërtetë.

Kritikat, siç ka ndodhur shpesh pas disfatave europiane të viteve të fundit, janë përqendruar veçanërisht te dy lojtarë, pikërisht kapitenin Marquinhos dhe yllin Kylian Mbappe.

Mbrojtësi brazilian, në të vërtetë, nuk luajti keq në San Siro, por tregoi një mungesë karakteri.

Gjuha e trupit dhe deklaratat nuk kaluan pa u vënë re dhe, sipas informacioneve të Le Parisien, disa shokë të skuadrës e kanë kritikuar për mosmarrjen e përgjegjësive.

Mbrojtësi 29-vjeçar tenton “të tërhiqet kur disa lojtarë duhet të nxiten nga kapiteni i tyre”, lexohet në gazetën franceze.

Le Parisien ka folur edhe për Kylian Mbappe, kapitenin tjetër: sulmuesi tenton të acarohet dhe të izolohet nga pjesa tjetër e ekipit kur gjithçka shkon keq.

As ky nuk është një qëndrim prej lideri dhe shtypi francez pyet veten se kush mund të jetë: emrat janë ata të Milan Skriniar, Lucas Hernandez dhe Ugarte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat