De Laurentiis merr vendimin përfundimtar

Futboll

De Laurentiis merr vendimin përfundimtar

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:13
De Laurentiis

Walter Mazzarri ka parakaluar Igor Tudor dhe është vetëm një hap larg zyrtarizimit si trajneri i ri i Napolit.

Pas një takimi të shpejtë me kroatin në Romë, presidenti i Napolit, Aurelio De laurentiis u ul në tryezë edhe me ish-trajnerin e klubit, Walter Mazzarri, që duket se e ka bindur me idetë e tij.

Media italiane raporton se De Laurentiis ka vendosur t’ia besojë pankinën Mazzarrit, që përveçse ka qenë më bindës me idetë për mënyrën si do të ndryshojë skuadrën, ka pranuar të firmosë një kontratë 7-mujore, ndryshe nga Tudor, që kërkonte kontratë të paktën deri në verën e 2025-ës.

Tashmë palët po sistemojnë detajet e fundit, si për firmën mbi kontratë të Mazzarrit, ashtu edhe për mënyrën e divorcit me Rudi Garcian, para se të vijë edhe zyrtarizimi i ndryshimit në pankinë.

Walter Mazzarri ka drejtuar Napolin edhe më herët, në periudhën 2009-2013, para se të largohej drejt Milanos, ku mori drejtimin e Interit. Tekniku 62-vjeçar nga Livorno rikthehet kështu në pankinën e Napolit pas plot 10 vitesh, por edhe në Serinë A, pas tre vitesh pa punë, që prej largimit nga Torino në 2020-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat