Silvinjos i del fjala për Kombëtaren

Futboll

Silvinjos i del fjala për Kombëtaren

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:14
Silvinjo

Më shumë se kurrë më parë, dje u kuptua vlera e madhe e trajnerit për faktin se jeton në Tiranë. Silvinjo kishte frikë nga dy ndeshjet e fundit dhe nga fakti se për lojtarët, kualifikimi ishte arritur para kohe.

Këtë gjë trajneri e kuptoi nga takimet me njerëzit në rrugë dhe ato në Federatë, ku entuziazmi i madh, bëri që të harronim edhe dy ndeshjet e fundit.

Shqipëria më e keqe e drejtuar nga Silvinjo u pa në këto dy takime, duke prishur disi magjinë e asaj që ndërtoi.

Pjesa e të lëshuarit para kohe është e mentalitetit tonë.

Nëse marrim 6 pikë kundër Çekisë dhe Polonisë, për çdo trajner tjetër që do të jetonte jashtë Shqipërisë, do ta merrte edhe më qetë situatën kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Ndoshta, mund të vinim seriozisht në diskutim edhe kualifikimin.

Por fakti se Silvinjo pa një rënie të kurbës dhe fokusimit, bëri që Shqipëria ta mbyllte në vendin e parë dhe të siguronte kualifikimin, pavarësisht kësaj mbyllje që la një shije të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat