Arsim Plepolli: Është një rregull për zgjedhjen e selektorit

Futboll

Arsim Plepolli: Është një rregull për zgjedhjen e selektorit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 nëntor 2023 Në ora: 13:33
Arsim Plepolli

Fliten e përfliten shumë emra për selektor të kombëtares së Kosovës por në fakt nuk ka asgjë konkrete deri me tash sa i përket kësaj pune.

Deri me tash janë lakuar shumë emra por askush nuk e di se më kë kanë filluar bisedime.

Legjenda e futbollit, Arsim Plepolli, tha se është i befasuar se prej largimit të sllovenit Primozh Gliha, janë përmendur një numër i madh i emrave për selektor.

“Dëshira është e madhe për një selektor cilësor, krejt jemi si popull për një selektor kualitativ por kur i shoh gjithë këto postime në rrjete sociale dhe në facebook, paksa e habitshme, unë prapë i jap të drejtë sepse është mendim i tyre. 

Facebook është për me shpreh dëshirën secili në faqen e vet”, - tha Plepolli për gazetën kombëtare “Bota sot:”.

Plepolli tha se punën e selektorit e zgjedhin njerëzit që janë kompetent përkatësisht Federata e Futbollit e Kosovës. 

“Një gjë duhet me kuptuar se është një rregull për zgjedhjen e selektorit, ka njerëz kompetent, sigurisht. 

Unë mendoj se federata e futbollit nuk rri duarkryq dhe do të shqyrtojë të gjitha procedurat në të cilën kemi kaluar. 

Tani sigurisht se ka shumë thirrje nga menaxherët e ndryshëm sepse me qenë selektor i Kosovës nuk është gjë e vogël. Duhet të jemi shumë të matur, duhet të jemi shumë kompetent për përzgjedhjen e selektorit të ri, mu ngut nuk duhet se e kemi pa shumicën e rasteve kemi edhe trajner të vetëshpallur selektor. 

Mendoj që duhet me qenë shumë syçelë dhe duhet me menduar mirë, që besoj njerëz që janë kompetent për zgjedhjen e selektorit do të bëjnë më të mirën e mundshme. 

Kemi kohë me menduar me gjatë dhe me thellë, të paktën një selektor, i cili kishte me na kualifikuar në kompeticionin e radhës sepse lojtarë dhe brumë kemi”, tha më tej,

Plepolli shprehet kritik sidomos që përdoren shumë emra të trajnerëve se ky mund të jetë selektor i kombëtares së Kosovës.

“Unë i kuptoj edhe disa portale se e kanë punë, luftojnë për klikime, nuk duhet me ia zë për të madhe, është punën e tyre, por nuk duhet me ekzagjeruar që me ra ndesh edhe me lexuesit. 

Sa më shumë me bë cirkus edhe ato like që i marrin nuk do të kanë më.

Prej largimit të Glihas i japin mbi 50  emra, nuk është në rregull dhe e drejtë. 

Ka njerëz që vendosin për këtë punë dhe federata do të ulet e do të zgjedhin më të mirin e mundshëm, që mund i kualifikon në Kampionatin Botëror. Zgjedhja e selektorit çfarë po dojnë varet edhe nga buxheti”, ka përfunduar Plepolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat