Bayerni kthehet me tre pikë

Futboll

Bayerni kthehet me tre pikë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 23:07
Bayerni

Bayern Munich bën detyrën ndaj Koln, në takimin hapës të javës së 12-të të Bundesliga.

Pas rikthimit nga pushimi i kombëtareve, bavarezët siguruan tri pikët, në fitoren 0:1 ndaj Koln-it në transfertë.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, dominuan të gjithë takimin, megjithatë rruga drejt rrjetës u gjet vetëm një herë, me Kane që zhbllokoi takimin në minutën e 20’ dhe njëkohësisht i dha fitoren ekipit të tij.

Në fraksionin e dytë, Bayern provoi sërish për të shënuar, por nuk ia doli dhe në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1.

Pas javës së 12-të të Bundesliga, Koln vuan në vend të fundit me vetëm gjashtë pikë, teksa Bayern momentalisht kryeson me 32 pikë, një më shumë se Leverkusen, por me këta të fundit që se kanë zhvilluar ende ndeshjen e këtij raundi.

Ndërkohë sa i përket Harry Kane, sulmuesi anglez kryeson renditjen e golashënuesve, me 18 gola dhe 5 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat