​Juventusi në garë për titull? Allegri: Të jesh dy pikë larg Interit është krenari

Futboll

​Juventusi në garë për titull? Allegri: Të jesh dy pikë larg Interit është krenari

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:59
Massimiliano Allegri.

Qëllimi i Juventusit është që ta mbarojë sezonin brenda top 4 në Serie A, dhe se të flitet tani për titull është e parakohshme, ka thënë trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri.

Juventusi po e shijon një start të mirë të sezonit dhe momentalisht zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 30 pikëve pas 13 ndeshjeve, dy më pak se lideri, Interi.

Skuadra e Allegrit mund ta marrë kreun e tabelës nëse fiton kundër Monzas të premten.

“Ne duhet që të kemi ambicien për të dëshiruar diçka të rëndësishme, por tani gjëja më e rëndësishme është ndeshja me Monzan”, tha Allegri.

“Gjithmonë duhet të shikojmë pozitën e pestë në tabelë dhe duhet të shikojmë shpinën për të mbajtur diferencën nga skuadrat prapa neve. Sidoqoftë, kjo nuk mund të bëhet me rezultatin e një ndeshjeje. Kampionati është një maratonë, jo një vrapim”, shtoi më tej Allegri.

Allegri shtoi se skuadra ka ende një sezon të gjatë përpara dhe se synimi për një pozitë në top 4 mbetet qëllimi i klubit.

“Të jesh dy pikë prapa Interit është krenari, por përsëri, ne nuk kemi arritur ende asgjë. Për të mirën e të gjithëve ne duhet të synojmë vendin e katërt”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat