“Apache” trajner i përhershëm

Futboll

“Apache” trajner i përhershëm

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:50
Pamje nga prezantimi

Carlitos Tévez rinovoi këtë të premte kontratën e tij me Independienten deri në vitin 2026.

Nga trajner i përkohshëm, ish-sulmuesi i skuadrave më të njohura në Europë (City, Man. United, Juventus) bëhet i përhershëm, pasi shmangu rënien nga kategoria.

Tevez tani do të bëjë planifikimin për vitin 2024 dhe premton të ndërtojë një skuadër sipas imazhit të tij.

“Është hera e parë që bëj një skuadër, dora ime do të vihet re më shumë se kurrë”, premtoi “Apache”, duke u dhënë garanci drejtuesve të Independientes:

“Po punojmë me një plan shumë serioz, ambicioz dhe afatgjatë.”

Në 13 ndeshjet në krye të komandës teknike të Independientes, Carlitos Tévez shënoi 5 fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat