Tetova me “dhimbje koke”

Futboll

Tetova me “dhimbje koke”

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:02
Egnatia

Egnatia do të udhëtojë në transfertë për të luajtur ndeshjen e javës së 16-të të Superiores.

Rrogozhinasit do të vihen përballë Teutës në sfidën që do të luhet në “Niko Dovana” ditën e hënë në orën 17:00.

Një duel ku djemtë e Edlir Tetovës do të kërkojnë fitoren për të vazhduar kryesimin në Superiore, ndërsa nuk do ta kenë të lehtë. Ndaj durrsakëve, Tetova nuk  do të mund të llogaritë shërbimet e Arbenit Xhamajlit.

Qendërmbrojtësi u dëmtua në duelin me Vllazninë dhe nga sa mësohet ka dëmtuar kaviljen.

Lojtari po bën terapi intensive për të qenë sa më shpejt gati, por gjasat që të luajë ndaj Teutës janë të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat