Bayerni shqetëson Milanin

Futboll

Bayerni shqetëson Milanin

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 14:18
Tifozët

Drejtuesit e Milanit po presin me padurim merkaton dimërore, teksa do të ndërhyjnë menjëherë në gjetjen e një qendërmbrojtësi.

Stefano Pioli po përballet me mungesa të shumta në prapavijë dhe ka nevojë për një mbrojtës qendror.

Një nga opsionet është Clement Lenglet.

Francezi është në pronësi të Barcelonës, teksa këtë sezon është huazuar në Premier League tek Aston Villa.

28-vjeçari nuk po përfiton hapësira tek ekipi i Unai Emery, gjë që mund të sjellë ndërprerjen e huazimit të tij në janar,

Milani e mirëpret në “San Siro”, por garës për Lenglet i është bashkuar edhe Bayern Munich sipas raportimeve që vijnë nga shtypi sportiv spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat