Në postimin e Asllanit spikat komenti i Fratessit

Futboll

Në postimin e Asllanit spikat komenti i Fratessit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:36
Asllani

Inter nuk gaboi në San Siro teksa mposhti Leccen e Ylber Ramadanit me shifrat 2:0.

Zikaltërit rikthehen në +4 nga ndjekësit e Juventus teksa pjesë e suksesit të Inter ishte edhe Kristjan Asllani.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë u aktivizua në minutën e 75 dhe la shenjën e tij duke qenë se ishte mjaft aktiv në fushë.

Madje, Asllani ishte shumë pranë golit të vitit pas një goditje nga distanca që për fat të keq u devijua në fund nga portieri kundërshtar.

Pas ndeshjes, nëpërmjet rrjeteve sociale 21-vjeçari shfaqi të gjithë lumturinë duke u shprehur se trepikëshi ndaj Lecces ishte dhurata perfekte për Krishtlindje.

Por, në postimin e Asllanit spikati komenti i Davide Fratessit i cili riktheu vëmendjen te goditja spektakolare e mesfushorit kuqezi. “Një prej goditjeve më të pabesueshme në karrierë”, ishte komenti i Fratessit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat