Elif Elmas: Të përpiqemi të mposhtim Real Madridin

Futboll

Elif Elmas: Të përpiqemi të mposhtim Real Madridin

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:49
Elif Elmas

Elif Elmas është shpallur lojtari i ri i Lajpcigut. Mesfushori ofenziv ka nënshkruar deri në vitin 2028 dhe largohet nga Napoli pas katër sezoneve e gjysmë, në të cilat bëri 189 paraqitje dhe shënoi 19 gola.

Te blutë Elmas fitoi një kampionat dhe një Kupë Italie. Ai do të zërë vendin e Forsbergut, i cili u transferua te Nju Jork Red Bulls.

“Të kaloj në Bundesligë dhe t’i bashkohem Lajpcigut është një ëndërr për mua.

Klubi është i njohur për futbollin e veçantë që luan. Ata pëlqejnë presingun total, luajnë me ritëm dhe kanë një sulm të fortë. E gjithë kjo më pëlqen.

Ekipi është një përzierje e mirë të talenteve të rinj, të cilët mund të përmirësohen shumë këtu dhe lojtarëve që kanë fituar përvojë dhe kanë arritur shumë në periudhat e tyre të gjata në klub.

Prandaj kalimi në Lajpcig është hapi i duhur për mua dhe mezi pres të takoj të gjithë në janar. Lajpcigu është vendosur si një nga skuadrat më të mira në Bundesligë dhe në një periudhë shumë të shkurtër kohore është bërë një emër i madh në futbollin evropian.

Kemi një gjysmë të dytë të sezonit të vështirë. Dua ta ndihmoj të qëndrojmë në krye të Bundesligës dhe të përpiqemi të mposhtim Real Madridin në Ligën e Kampionëve,” tha mes tjerash Elmas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat