Ancelotti: Mbappe? Nuk dëshiroj të flas për këtë

Futboll

Ancelotti: Mbappe? Nuk dëshiroj të flas për këtë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:20
Anceloitti

Anceloitti ka folur përpara mediave për disa çështje, ku më kryesorja ishte Mbappe dhe qëndrimi i tij në Madrid.

Unë e dua Real Madrid dhe dua të qëndroj këtu.

Do të qëndroj edhe kur të mos jem më trajner. Kisha kontakte me Brazilin, e vërtet, por nuk kisha dhënë një përgjigje përfundimtare pasi isha duke pritur rinovimin me Real Madrid. Jam i lumtur të qëndroj këtu.

Nënshkrimi i një qendërmbrojtësi në janar? Nuk do ta bëjmë.

Kemi Nacho dhe Rudiger, gjithashtu Tchouameni dhe Carvajal që mund ta bëjnë atë rol.

Mbappe është i lirë të nënshkruaj me cilido ekip në këto moment?

Nuk dua ta komentoj këtë gjë. Nuk kam koment, ju gazetarët e dini që ne nuk flasim për këtë gjë, deri në ditën që mund të ndodhi”, është shprehur ndër të tjera Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat