Gati për rikthimin e bujshëm

Futboll

Gati për rikthimin e bujshëm

Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:06
Roberto Firminjo

Roberto Firminjo ishte një nga yjet që kaloi në verë në Arabinë Saudite, me sulmuesin brazilian që zgjodhi skuadrën e Al Ahli.

Gjithsesi ai nuk duket më i lumtur në Lindjen e Mesme dhe është vënë menjëherë në kërkim për një klub të ri.

“TalkSPORT” bënë me dije se interes për të ka shfaqur Shefilld Junajtid dhe po bën gati ofertën për ta bindur për t’u rikthyer në Premier Ligë.

Gjithsesi opsion për “Bobby” Firminjon është dhe një rikthim në Brazil, aty ku ai mendon të mbyllë karrierën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat