Muaji i Ramazanit modifikon kalendarin e Formula 1

Futboll

Muaji i Ramazanit modifikon kalendarin e Formula 1

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:17
Pamje nga një garë

Sezoni 2024 në Formula 1 nuk ka nisur ende, por që tani kanë nisur disa modifikime në kalendarin e garave. Kështu, gara e parë sezonale do të zhvillohet më 2 mars, në Bahrein. Pra, ditën e shtunë.

FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) ka vendosur që dy garat e para sezonale të këtij viti të zhvillohen ditën e shtunë, për shkak të muajit të Ramazanit. Ai nis më 10 mars.

Për pasojë, është vendosur që gara e Bahrein të zhvillohet më datën 2 mars.

E njëjta gjë edhe me garën e dytë, që zhvillohet pas një jave, në Arabi.

Edhe kjo garë do të zhvillohet ditën e shtunë, pra më 9 mars.

Këtë vit do të jenë tri garat që do të zhvillohen ditën e shtunë, gara e tretë është ajo e Las Vegas, që do të zhvillohet më 23 nëntor. Kjo garë zhvillohet ditën e shtunë me orën europiane.

Më pas do të garohet në Australi, më 24 mars (ditën e diel), që është gara e tretë sezonale e Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat