Pep Guardiola ka zbuluar se Erling Haaland nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme në Premier Ligë kundër Newcastle United.
Po ashtu, Guardiola e ka konfirmuar se përveç Haaland edhe John Stones nuk do të paraqitet kundër Newcastle.
“Jack (Grealish) ka qenë i sëmurë dhe shpresoj që ai të rikthehet sot. Erling (Haaland) mungon, gjithashtu edhe John Stones. Mendoj se kjo është e gjitha”, tha Guardiola.
Por, Guardiola dha një lajm të mirë, duke thënë se Kevin De Bruyne mund të jetë titullar nesër kundër Newcastle.